A po përdorin jashtëtokësorët, pajisje kamuflazhi? (Video)

PUBLIKUAR

Në Teksas të Shteteve të Bashkuara, është regjistruar një aktivitet i pazakontë në qiell, që duket sikur të jetë një fluturake jashtëtokësorësh, e kamufluar në mesin e reve.

Ky objekt cilindrik, që bën lëvizje në mënyrë vertikale, ka ngjyrë më të mbyllët se pjesa tjetër e qiellit.

Nën pseudonimin SAUFOTX, ndjekësi i këtyre aktiviteteve ka thënë se: “Fluturakja e kamufluar me teknologjinë e fundit, është shfaqur pas një dite me reshje të mëdha shiu”, transmeton Telegrafi.

“Kjo që fluturoi mbi San Antonio, ishte një anije kozmike. Nuk ishte dron, apo pjesë e reve, por një kamuflim i sofistikuar i fluturakes së jashtëtokësorëve”, thotë ai. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...