A po e lëmë dimrin prapa? ky është parashikimi i motit për javën e ardhshme

PUBLIKUAR

Në Kosovë për pesë ditët e javës së ardhshme do të mbajë mot i vranët, intervale me diell, dhe riga e reshje shiu.

Në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës thuhet se vikendin e javës së ardhshme parashihet mot i vranët dhe reshje shiu.

Më poshtë e keni motin për të pesë ditët, nga e hëna deri të premten:

E hënë – Mot  i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat kohë pas kohe parashihen të shoqërohen me reshje shiu. Temperaturat do të jenë pozitive në të dy vlerat ekstreme.E martë – Mot i vranët dhe vende-vende me reshje të dobëta shiu. Gjatë ditës do të ketë intervale me diell. Temperaturat do të shënojnë  rritje të lehta në vlerat e maksimaleve, kryesisht në mesditë.

E mërkurë – Mot me vranësira të shpërndara dhe  me diell. Temperaturat do mbesin konstante me të ditës së marte.

E enjte – Mot kryesisht stabil, me pak vranësira dhe intervale me diell. Kjo ditë parashihet të jetë dita më e nxehtë e javës,për shkak të prezence së masave të ajrit me origjinë nga jugperëndimi.

E premte – Mot kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje. Temperaturat do të shënojnë ulje të lehta në vlerat e maksimaleve.

Gjatë kësaj periudhe kohore do të ketë erëra të lehta deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit, ndërsa presioni atmosferik do të shënoj vlera të rritura mbi normalen.

SHIKO MË SHUMË

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...