A po bie Qeveria e Malit të Zi? Flet Dritan Abazoviq

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

“Nuk ka ndarje brenda koalicionit qeverisës në Malin e Zi”, tha zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq, transmeton Gazeta Express.

Abazoviq u tha mediave malazeze se e kupton që opozita po nxjerr në pah tema që nuk mund t’i mbaronte në mandatin e saj.

“Për të futur mosmarrëveshje, me qëllim të mbrojtjes së kapitalit të tij, por edhe ministrin e Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Vladimir Leposaviq, ai duhej ta bënte këtë”, tha Abazoviq.

Ai beson se Leposaviq “bëri shkelje” lidhur me deklaratat për Srebrenicës dhe se i takonte kryeministrit Zdravko Krivokapiq të vlerësonte se çfarë masash do të merrte.

“Ai e mori vendimin dhe tani duhet të shohim se çfarë implikimesh do të ketë vendimi në reflektimin e shumicës politike”, tha Abazoviq.

I pyetur nëse qeveria ka një qëndrim të përbashkët mbi çështjen e Srebrenicës, Abazoviq tha se qeveria ka një qëndrim që të gjithë duhet të respektojnë vendimet e gjykatave ndërkombëtare.

“Dhe jo vetëm gjykatat ndërkombëtare, por edhe të gjitha ato vendime që kishin një lidhje direkte ose indirekte me vendin tonë, kaluan nëpër institucionet tona”, shtoi Abazoviq.

Ai theksoi se parlamenti malazes miratoi Deklaratën mbi Gjenocidin në Srebrenicë dhe se duhet t’i përmbahet asaj.

“Është diçka që është çështje absolute e parimit”, përfundoi Abazoviq.

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...