A mund ta shohim dimensionin e katërt?

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Oriola Marashi në deti, “trazohet” interneti

Oriola Marashi ka publikuar një fotosesion nga pushimet e saj luksoze në një vend...

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti po vazhdon të tregojë disa nga të arriturat e...

foto (1)

Fizikanët punojnë me supozimin se ka të paktën 10 dimensione, por shumica prej nesh nuk do t’i shohë asnjëherë, sepse ne e njohim jetën vetëm në 3D, kështu që truri ynë nuk kupton si të shohë për më tepër

Suksesi i filmit Avatar në vitin 2009 tregon se të pasionuarit pas kinemasë e vlerësojnë dallimin mes 2D dhe 3D dhe janë gati të paguajnë pak më shumë për të dytën. Shumica prej nesh jemi mësuar të shohim 2D. Edhe pse karakteristikat në ekran duket sikur kanë thellësi dhe cilësi, në fakt pamja është e sheshtë. Por kur vendosim syzet 3D, shohim një botë që ka formë, një botë ku mund të ecim. Mund të imagjinojmë ekzistencën në këtë lloj bote, sepse jetojmë në një të tillë. Gjërat në jetën tonë të përditshme kanë gjatësi, gjerësi dhe lartësi. Por për dikë që e ka njohur jetën vetëm në dy dimensione, 3D do të ishte e pamundur të kuptohej. Dhe sipas shumë studimeve, kjo është arsyeja përse ne nuk e shohim dimensionin e katërt, apo çdo lloj dimensioni përtej tij. Fizikanët punojnë me supozimin se ka të paktën 10 dimensione, por shumica prej nesh nuk do i shohë asnjëherë, sepse ne e njohim jetën vetëm në 3D, kështu që truri ynë nuk kupton si të shohë për më tepër.

Në vitin 1884, Edvin Abot botoi një roman që përshkruan të parit e dimensioneve përtej tonit. Tek “Romancë e shumë dimensioneve”, ai përshkruan jetën e një katrori në një botë dydimensionale. Jeta në 2D nënkupton që katrori është i rrethuar nga rrathë, trekëndësha dhe katërkëndësha, por gjithë sa sheh katrori janë vija të tjera. Një ditë, katrorin e viziton një sferë. Në pamje të parë, sfera i duket thjeshtë si një rreth katrorit tonë, dhe katrori nuk mundet ta kuptojë se çfarë i thotë sfera, kur i përshkruan atij objektet tredimensionalë. Me kalimin e kohës, sfera e merr katrorin në botën tredimensionale, dhe ky nis të kuptojë. Tani ai nuk sheh vetëm vija, por forma që kanë thellësi. I inkurajuar, katrori e pyet sferën se çfarë ekziston përtej botës tredimensionale; sfera shastiset. Ajo nuk mundet të kuptojë një botë përtej kësaj, dhe kjo vlen edhe për lexuesin. Truri ynë nuk është stërvitur të shohë gjëra të tjera veç botës sonë, dhe do të duhet diçka nga një tjetër dimension që të na bëjë të kuptojmë.

Po cili është ky dimension tjetër? Mistikët e shihnin si një vend ku jetonin shpirtrat, përderisa nuk ishin të lidhur prej rregullave tokësore. Në teorinë e tij të relativitetit, Einsteini quante dimension të katërt kohën, por shtonte se koha është e pandashme nga hapësira. Të afeksionuarit pas fantashkencës mund ta njohin këtë bashkim si hapësirë-koha, dhe në të vërtetë ideja e një vazhdimësie hapësirë-kohë është bërë popullore për shekuj të tërë prej shkencëtarëve të fantashkencës. Einsteini e përshkruante gravitetin si një përthyerje të hapësirë-kohës. Sot, disa fizikanë e përshkruajnë dimensionin e katërt si çdo hapësirë që bie pingul mbi një kub – problemi është se shumica prej nesh nuk munden të imagjinojnë diçka që është pingule me një kub.

Studiuesit kanë përdorur idetë e Einsteinit për të përcaktuar nëse mund të udhëtojmë në kohë. Ndërkohë që mund të lëvizim në çdo drejtim në botën tonë 3D, në kohë ne mund të ecim vetëm përpara. Pra, udhëtimi në të kaluarën është quajtur pothuajse i pamundur, ndonëse disa studiues kanë ende shpresë për të gjetur vrima që lidhin pjesë të ndryshme të hapësirë-kohës.

Nëse nuk mundemi ta përdorim dimensionin e katërt për udhëtim në kohë, dhe nuk mund ta shohim atë, atëherë ç’kuptim ka të dimë për të? Kuptimi i këtyre dimensioneve më të lartë ka rëndësi për matematicienët dhe fizikanët sepse i ndihmon të kuptojnë botën. Për shembull, teoria e fijeve mbështetet mbi të paktën dhjetë dimensione që mbeten për t’u zbuluar. Për këta studiues, përgjigjet e problemeve kompleksë të botës 3D mund të gjenden në dimensionin tjetër – dhe përtej tij.

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...