A mund ta besoni? Ata mbajnë ujq për t’u mbrojtur

PUBLIKUAR

A mund ta besoni? Ata mbajnë ujq për t’u mbrojtur

Fshatarët në Kazakistan kanë kthyer një kafshë të pazakontë dhe grabitqare, në roje të tokës së tyre, ujkun.

“Ju mund të blini një këlysh ujku për vetëm 500 dollarë, thonë ata, dhe gjuetarët janë të bindur se nëse trajtohen mirë, kafshët e egra mund të zbuten”, raporton kanali televiziv KTK sipas BBC.

Nurseit Zhylkyshybay, nga rajoni jug-lindor Almaty, tregon për KTK se ai e ka blerë ujkun para 3 vjetësh, dhe tashmë kafsha ruan shtëpinë e tij.

“Ai nuk lidhet dhe rrallë i vendos ndonjë zinxhir në qafë për ta marrë me vete në shëtitjet përreth fshatit. Familja jonë dhe fqinjët nuk janë të frikësuar prej tij”, këmbëngul Zhylkyshybay.

Ai thotë se nëse ujku ushqehet mirë dhe nëse kujdesesh për të, ai nuk do të sulmojë, pasi ai ka ngrënë më tepër seç duhet. Por eksperti i ujqve, Almas Zhaparov thotë se kafshët e tilla janë “tepër të rrezikshme” për t’u mbajtur në shtëpi.

“Një ujk është si një bombë e kurdisur, ajo mund të ‘shpërthejë’ në çdo moment”, tregon për KTK.

“Nëse nuk bëhet asgjë, moda e ujqve mund të përhapet mes njerëzve të pasur, të cilët do të mbajnë ujq në vend të qenit pranë shtëpive të tyre, me pasoja vdekjeprurëse”, paralajmëron eksperti. /shekulli/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...