A e dini pse qentë shtrihen në formë rrethi për të fjetur?

PUBLIKUAR

Zakoni për t’u shtrirë në formë rrethi është një zakon mjaft me vlerë për qentë që jetojnë në botën e egër – madje kjo formë shtrirjeje mund të jetë e domosdoshme për mbijetesën e tyre.

Mund të duket e çuditshme që ky zakon ekziston edhe tek qentë shtëpiak, por nuk është. Thjeshtë qentë nuk e kanë harruar zakonin e vjetër të tyre.

Kur paraardhësit e qenve të cilët i njohim sot jetonin në botën e egër, procesi i mbështjelljes në rreth para se të binin në gjumë ishte një mënyrë e përsosur për të fjetur, transmeton Express.

Kjo për shkak se duke u shtrirë në këtë mënyrë, qentë evitonin insektet ose gjarpërinjtë të cilët mund të ishin në vendin ku ata dëshironin të flinin.

Madje, mënyra rrethore e të fjeturit i lejoi ata që të ‘shënjonin’ saktësisht vendin ku do ta kalonin natën.

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...