A do të fluturonit me aeroplanin që ka shirit ngjitës tek mbështjellësi i motorit?

PUBLIKUAR

Udhëtari i ulur në EasyJet, është befasuar kur e ka parë një punonjës aeroporti, tek kapte shirit ngjitës rreth mbështjellësit të motorit.

Burri me jelek ngjyrë fluoreshente, i hipur në shkallë, shihet duke e ngjitur shiritin ngjyrë argjendi, në mes të dy metaleve që e përbëjnë mbështjellësin nga metali.

Fotografia që është bërë në një aeroport të paemëruar, ka bërë xhiro nëpër rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, kjo nuk është ajo çfarë mendohet në shikim të parë.

Ky ngjitës është në fakt një “shirit shpejtësie” që shfrytëzohet shumë nëpër aeroporte, për të sanuar dëme shumë të vogla, në mënyrë që të mos ketë vonesa të fluturimeve. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...