Grabovci: S’ka zgjidhje pa marrëveshje me PDK-në

PUBLIKUAR

grabovci-s-rsquo-ka-zgjidhje-pa-marr-euml-veshje-me-pdk-n-euml_hd

Nënkryetari i PDK-së, Adem Grabovci ka thënë se partia e tij nuk e sheh të arsyeshme shkuarjen e vendit në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Ai ka shtuar se ngërçi politik në Kosovë mund të tejkalohet vetëm atëherë kur ndonjëra prej partive të bllokut është e gatshme ta bëjë një marrëveshje me PDK-në.

“Zgjidhje e problemit është vetëm atëherë kur kemi marrëveshje me Partinë Demokratike të Kosovës dhe me njërin prej partnerëve që do të kenë gatishmëri për të marrë përgjegjësi, që nuk i frikësohen përgjegjësive në jetën institucionale, që vlerësojnë se kanë çfarë i japin vendit”, ka thënë Grabovci për Indeksonline.

Pavarësisht kësaj, Grabovci ka deklaruar se PDK-ja është e gatshme edhe për zgjedhje.

“Nëse e shohim në rrafshin, apo interesin e Partisë Demokratike të Kosovës, unë e them me përgjegjësi të plotë se PDK-ja është e përgatitur për të shkuar në zgjedhje dhe jam shumë i sigurt dhe i bindur në një fitore të thellë dhe bindëse. Shumë më bindëse sesa edhe vet zgjedhjet e kaluara sepse ne besojmë shumë në vlerat tona dhe në të drejtën tonë”, ka deklaruar Grabovci. /indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Spitali i Pejës del me njoftim për aksidentin në Dollc: Dërgohet në QKUK njëri nga të lënduarit

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 04:55 në Dollc të Klinës,...

Një i vdekur dhe dy të lënduar në Dollc të Klinës

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të mëngjsit në...

Ky është çmimi i naftës, benzinës dhe gasit sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara...