Helikopteri misterioz i vihet pas objektit të paidentifikuar që u shfaq në qiell (Video)

PUBLIKUAR

Dareen Cooper nga Southampton i Anglisë, ka qenë duke e xhiruar një objekt të paidentifikuar që është shfaqur në qiell, kur papritmas është afruar një helikopter misterioz.

Nuk dihet kujt i përket kjo fluturake, që nuk ka asnjë shenjë dalluese, derisa pjesa saj e pasme është më ndryshe nga të tjerat, transmeton Telegrafi.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni se si helikopteri nxiton në drejtim të kësaj gjëje të pashpjegueshme, e cila pasi qëndroi për një kohë pezull u zhduk në drejtim të panjohur.

“Sapo e ndalova kamerën, pas dy minutave dola sërish në dritare për të filmuar edhe helikopterin. Ishte misterioz dhe i fuqishëm, ndërsa nuk lëshonte shumë zhurmë”, ka treguar Cooper.

Megjithatë, ai thotë se helikopteri mund të ketë qenë rastësi, ndërsa objekti që dukej si UFO një balon apo dron. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...