Apple, marka më e mirë në botë

PUBLIKUAR

foto (1)

Interbrand ka realizuar sondazhin e saj mbi markat më të mira globale për vitin 2014, dhe përsëri, lista e 100 kompanive kryesohet nga kompani teknologjike. Apple, me vlerë 118.9 miliardë dollarë, është në vend të parë, ndërsa pas saj është Google me vlerë 107 miliardë dollarë. Në 100 firmat në listë, 13 prej tyre operojnë në sektorin e teknologjisë, dhe 5 prej tyre janë në dhjetëshen e parë.

Kështu Apple dhe Google janë në dy vendet e para, ndërsa IBM dhe Microsoft zënë vendin e katërt dhe të pestë, respektivisht. Samsung është në vend të shtatë. Coca-Cola është akoma në vend të tretë, e cila ka marrë medaljen e bronzit pas Apple dhe Google-it. Kjo kompani ka qenë marka më e mirë e pijeve për gati 13 vjet rresht.

Këto kompani teknologjike tejkaluan edhe gjigantë të industrisë së argëtimit, si Disney apo MTV, kompanitë që merren me prodhimin e makinave, si Mercedes Benz dhe BMW, dhe markat luksoze të veshjeve si Louis Vuitton dhe Cartier.

Për të bërë listimin e këtyre kompanive Interbrand është bazuar në tre aspekte kryesore, si rezultatet financiare të produkteve dhe shërbimeve të kompanive, rolin që luajnë këto marka tek konsumatorët, dhe aftësinë që kanë ata për të rritur fitimet e kompanisë. Metodologjia e saj është certifikuar nga Organizata Ndërkombëtare për Standardizim, që do të thotë se rezultatet e saj janë shumë të sakta.

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...