Beqaj: PDK në Qeveri, ose zgjedhje të reja

PUBLIKUAR

auto_10_03_14_21230_a1413138926

Ministri në largim i Financave Besim Beqaj, në një intervistë për gazetën “Zëri”, ka bërë të qartë se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) duhet të formoj Institucionet, e nëse sipas tij, nuk ndodh një gjë e tillë, atëherë Kosova do të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Besoj se PDK-ja ka dhënë qartë opsionin e vetë ose duhet të bëhet një zgjedhje konform kushtetutës, respektivisht një marrëveshje, ose opsioni tjetër është zgjedhja. Ne s’mundemi ta mbajmë shtetin kështu pafundësisht. Ata duhet të reflektojnë nëse i kanë numrat le t’i formojnë institucionet, nëse e kanë të drejtën ligjore, po ashtu le t’i formojnë institucionet, e nëse nuk e kanë le të ulen në tryezë e të flasim për opsionet e tyre e tona e të gjithëve” ka thënë ai.

E në rast se ndodh se vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme, ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që partia e tij të hyj në koalicion me partinë e Behgjet Pacollit.

“Nuk e di a do ta marrim AKR-në në koalicion, për këtë vendos këshilli drejtues i partisë, sepse kryesia merr vendimet për këto. Ne do t’i fitojmë zgjedhjet edhe në këtë format edhe nëse ata të gjithë bëhen bashkë” ka thënë Beqaj për gazetën “Zëri”.

SHIKO MË SHUMË

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...