Pak kush ia di mbiemrin Aliut nga Klina. Të gjithë e thërrasin “Ali Vorri”. Mbiemrin e vjetër e mban vetëm në dokumentet personale, ngase të gjithë e njohin me të riun, sado që tingëllon i “frikshëm”.
Me të janë mësuar edhe familjarët. Me “Ali Vorri” e ka regjistruar edhe biznesin e tij, mbishkrimi i të cilit të enjten pasdite ishte hequr nga vendi, shkruan sot Koha Ditore.
“E kanë çu me e la”, ka treguar vajza e tij Kaltrina.
Aktivitet kryesor Ali Vorri e ka gdhendjen e gurëve, kryesisht për varre. E, kanë qenë shokët ata që kanë filluar të thërrasin me këtë nofkë, për të cilin familjarët fillimisht kishin turp.
Mehdi Pllashniku nga ARBK-ja ka treguar se kosovarët nuk i emërojnë bizneset në bazë të ligjit dhe rregulloreve.
Emërtimet e bizneseve në aspektin sociologjik sqarohen me ambientin kulturor në të cilin kosovarët jetojnë. /Koha Ditore/



