Në asnjë mënyrë nuk duhej të përfundonte në pjatën e drithërave një gjë e tillë, që e la djaloshin e vogël, pa ngrënë mëngjes.
Ka vetëm katër vjet dhe nuk e di se çfarë është prezervativi, por objekti nga lateksi e befasoi djaloshin që refuzoi të hante atë mëngjes.
Kujdestarja e tij, e cila dëshiroi të mbetet anonim, ka thënë se në kutinë e drithërave nga marka Tesco, ka dalë edhe një prezervativ.
Familja janë ankuar në dyqanin ku e kanë blerë pakon, por ata i kanë drejtuar tek prodhuesit.
Vetëm 20 funte britanike i janë dhënë si kompensim familjes nga Bernstaple në Devon, sepse është konsideruar si ‘diçka që mund të ndodhë’.
Kompania Tesco, kanë premtuar se do të bëjnë hetime, për të vërtetuar se si ka përfunduar prezervativi në një pako me drithëra./Telegrafi/



