Këngëtarja e suksesshme shqiptare, Tuna, ka befasuar publikun me projektin e saj të ri të madh të titulluar “Pardon”.
Pa asnjë paralajmërim, pa promovim, Tuna ka treguar se di të lansojë edhe befasi.
Kësaj radhe Tuna vjen solo, në një projekt që ajo ka vendosur ta titullojë “Pardon”, një simbolikë interesante kjo që ajo ka vendosur t’ia dedikojë gjithë publikut, e sidomos femrave.
Videoklipi i jashtëzakonshëm është punuar në një port detar, i pari i xhiruar në një lokacion të tillë.
Atë e ka realizuar Max Production në regji të Bledi Kalivacit, teksa tekstin e ka punuar Onati, hip hop ylli i Babastars.
Muzikën e ka punuar Kico n’Torch, me ndihmën e Darko Dimitrov.
“Pardon” nga Tuna është projekt i ri befasues i këngëtares, pas një prej këngëve më të suksesshme të kësaj vere, hitit me Getoar Selimin, “MMV”. /Telegrafi/



