Jahjaga kërcënon me zgjedhje

PUBLIKUAR

°C

Jahjaga kërcënon me zgjedhje

Zgjedhjet e jashtëzakonshme shihen si mundësia e vetme për tejkalimin e krizës politike në vend, pasi presidentja Atifete Jahjaga edhe një herë ka dështuar t’i bindë liderët e partive politike për gjetjen e një zgjidhjeje. Jahjaga për herë të parë dje, u ka bërë me dije liderëve se ata duhet të gjejnë në zgjidhje shpejt për tejkalimin e krizës katërmuajshe, në të kundërtën vendi do të shkojë sërish në zgjedhje.

Në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja “Vetëvendosje” tashmë e kanë bërë të qartë se janë të gatshme për zgjedhje të jashtëzakonshme, përderisa përfaqësuesit e tri partive të Bllokut, LDK, AAK, dhe Nisma vazhdojnë të besojnë në një zgjidhje politike edhe pse nuk kanë bërë të ditur se si do ta gjejnë zgjidhjen për tejkalimin e krizës./zeri/

SHIKO MË SHUMË

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...