Djali zëvendëson babanë

PUBLIKUAR

Ofiqaria-620x330

Nëpunësi Nuhi Shushnjaku i cili vjen nga fshati Lebanë, punon në Bashkësinë Lokale të fshatin Besi, por shpeshherë nuk del në vendin e tij të punës, atë e zëvendëson djali i tij. Kjo gjë nuk paraqet problem për banorët e asaj ane, telashet shtohen kur mungojnë certifikatat e martesës

Kur s’është babai, e zëvendëson djali. Këtu nuk bëhet fjalë për dyqan privat e as bahçen e familjes. Në zyrën e vendit në Besi kur mungon ofiqari, nuk mbetesh keq. Punën e ofiqarit e kryen i biri. Nuhi Shushnjaku është ofiqar në këtë zyrë të vendit që është në kuadër të Komunës së Prishtinës. Ai është nga fshati Lebanë dhe shpesh i bie që të mungojë në punë.

Por, djali i tij nuk i lë keq hallexhinjtë e kësaj ane. Kjo i ka ndodhur një banori nga fshati Prugofc. Ai ka shkuar në zyrën e vendit në Besi për t’u martuar, por nuk e ka gjetur ofiqarin aty. Punën që duhet ta kryente babai ia ka kryer i biri. Kjo rokadë nëpunësish nuk është problem për banorët, shqetësimi bëhet i madh kur mungojnë certifikatat. A.D nga fshati përbri Besisë rrezikon ta humbë vendin e punës në diasporë, ngase nuk ka mundur të kryejë punë në Bashkësinë Lokale ditën që e kishte caktuar terminin.

Megjithatë, atij i duhet sërish të shkojë të hënën në ofiqari për ta marrë certifikatën e kurorëzimit pasi që të enjten nuk kishte të tilla në zyrën vendit në veri të Prishtinës. “Pata caktuar termin për kurorëzim gjatë javës së kaluar. Më ishte thënë që kurorëzimin do ta bëja të enjten ndërsa, gjysmë ore para se të shkoja në Bashkësinë Lokale, më telefonuan duke më thënë se ishin në mungesë të certifikatave të kurorëzim, shkruan Tribuna.

Vetëm pasi shkova për t’u ankuar te ta se më duhej të bëja kurorë patjetër në ditën kur edhe e kisha termin, zyrtarët atje, përkatësisht djali i zyrtarit më tha se mund të bëja kurorë aty me emrin tim e të shoqes time të cilët u futën në sistemin kompjuteri, ndërsa certifikatën në formën fizike më tha që të vij të hënën e ta marrë”, tregoi për gazetën Tribuna A.D të enjten.
Ofiqari Nuhi Shushunjaku nga Lebana është i punësuar që disa vite në Administratën e Komunës së Prishtinës. Në Komunën e Prishtinës nuk kanë dashur të flasin për mungesën e certifikatave në Bashkësisë Lokale të Besisë e as për zëvendësimin e punëtorit të tyre nga i biri. Gazeta Tribuna gjatë ditës së enjte nuk ka marrë përgjigje nga Komune në këto pyetje ‘A po shpërndahen certifikata të mjaftueshme nëpër Bashkësitë Lokale? A jeni në dijeni se ofiqarin e Besisë, Nuhi Shushnjaku shpeshherë e zëvendëson djali i tij. A është e lejuar kjo?”.

Ndryshe, Komuna e Prishtinës ka 33 bashkësi lokale, të cilat udhëhiqen nga kryetarët e këshillave, ku janë të shpërndarë 16 referentë, të cilët ofrojnë shërbime për qytetarë. Prishtina ka rreth njëzet Bashkësi Lokale që ofrojnë shërbime të gjendjes Civile. Për vite të tëra aty kanë munguar vulat, por janë dërguar nga Komuna para pak javësh. Numri i përgjithshëm i punonjëseve në këtë sektor është njëzet dhe struktura kualifikuese e tyre është 2 me fakultet, 1 me shkollë të lartë dhe 14 me shkollë të mesme./ferizaipress/

SHIKO MË SHUMË

Ky është çmimi i naftës, benzinës dhe gasit sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara...

Policia sekuestron armë dhe pajisje ushtarake në Zubin Potok

Policia e Kosovës ka sekuestruar armë dhe pajisje ushtarake në fshatin Crepule të Zubin...

Arrestohen tre persona në Suharekë, dyshohet se rrëmbyen e sulmuan dy të tjerë

Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën janë arrestuar tre persona, pasi dyshohen...