Merkel i dërgoi letër Thaçit

PUBLIKUAR

auto_9982_742174025852959_7429403415198018636_n1412849405

Kryeministri në largim Hashim Thaçi, ka pranuar sot një letër nga kancelarja Angela Merkel, në të cilën ajo dëshmon vendosmërinë për të vënë në jetë, gjatë muajve të ardhshëm, synimet e diskutuara gjatë takimit të Konferencës për Ballkanin Perëndimor të 28 gushtit 2014.

“Në vijim të nismës së Konferencës për Ballkanin Perëndimor të 28 gushtit 2014, sot pranova një letër nga kancelarja Angela Merkel, në të cilën ajo dëshmon vendosmërinë për të vënë në jetë, gjatë muajve të ardhshëm, synimet e diskutuara gjatë atij takimi të frytshëm”, ka shkruar kryeministri në profilin e tij në facebook.

Nëpërmjet kësaj letre, ajo jep një mesazh të qartë për të nxitur bashkëpunimin e Ballkanit Perëndimor me institucionet europiane si dhe për të realizuar angazhimet e ndërmarra në sferën politike dhe në projekte konkrete infrastrukturore rajonale.

“Dëshiroj ta falënderoj zonjën Merkel, në emrin tim personal por edhe në emër të qeverisë së Kosovës, për mbështetjen bujare dhe të shumëfishtë që Gjermania është duke i dhënë vendit tonë dhe mbarë rajonit. Unë jam veçanërisht mirënjohës për faktin që ajo vë theksin tek synimi politik i normalizimit të mëtejshëm të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe e siguroj që Kosova do t’u përmbahet me rigorozitet angazhimeve ndërkombëtare të ndërmarra në marrëveshjet e firmosura deri tani dhe do të vijojë të përpiqet për të siguruar fqinjësi të mirë nëpërmjet rrugës së dialogut”, thuhet ndër të tjera në statusin e kryeministrit në largim./zeri/

SHIKO MË SHUMË

Ky është çmimi i naftës, benzinës dhe gasit sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara...

Policia sekuestron armë dhe pajisje ushtarake në Zubin Potok

Policia e Kosovës ka sekuestruar armë dhe pajisje ushtarake në fshatin Crepule të Zubin...

Arrestohen tre persona në Suharekë, dyshohet se rrëmbyen e sulmuan dy të tjerë

Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën janë arrestuar tre persona, pasi dyshohen...