Të rinjtë e pasur të Teheranit

PUBLIKUAR

Femra me bikini në pishina, makina, ora dhe sende të tjera të firmave më të shtrenjta në botë. Në pamje të parë fotot duken si të shkrepura në Los Anxheles apo në qytetet e tjera të Perëndimit të shndërruara në magnet për miliarderët.

Por jo. Në Instagram, nën shembullin e “Rich Kids of Instagram” (shqip. Të Rinjtë e Pasur të Instagramit) po përhapet me shpejtësi “Rich Kids of Tehran” (shqip. Të Rinjtë e Pasur të Teheranit).

Në profil janë postuar dhjetra-qindra foto nga jeta e të rinjëve të kamur të kryeqytetit iranian. Makina të shtrenjta, ora të shtrenjta, varëse e bizhu të tjera me vlera qindra-mijëra dollarë. Nuk mungojnë as imazhet nga jeta në lokalet e natës, vajza “që thyejnë kodin e veshjes”, më keq akoma; dalin me bikini nëpër pishinat private dhe më pas i hedhin në rrjet, pa u trembur se mund të ndëshkohen.

Ligji iranian është i ashpër sa i përket veshjes për femrat, megjithatë për njohësit e Iranit, fëmijët që kanë postuar këto foto janë bijtë dhe bijat e njerëzve të konsideruar “të paprekshëm” në Republikën Islamike.

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...