Përgatitet arsyetimi ligjor për shpalljen e zgjedhjeve

PUBLIKUAR

votaaaaaaaaaa

Mosfunksionimi i rreth tridhjetë agjencive, ndërmarrjeve dhe institucioneve tjera publike e shtetërore për shkak të moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës, mund ta çojë vendin në zgjedhje të shpejta.

 Ky, në fakt është arsyetimi ligjor që presidentja e vendit Atifete Jahjaga do ta përdorë në rast të një veprimi të tillë, e që nuk pritet të jetë i largët.

Sipas burimeve të gazetës Tribuna, pengesa e vetme drejt zgjedhjeve të reja është vullneti i qytetarëve serb në veri të Kosovës. Atje po bëhen hulumtime nëse do të mund të mbaheshin sërish zgjedhje të suksesshme dhe nëse rezultati del të jetë pozitiv atëherë zgjedhjet e shpejta bëhen të pashmangshme.

Jahjaga ka nisur një seri konsultimesh me liderët e partive politike për tejkalimin e ngërçit politik, por koalicioni paszgjedhor LDK-VV-AAK dhe Nisma në njërën anë dhe PDK në anën tjetër nuk po arrijnë që t`i krijojnë institucionet.

Blloku paszgjedhor nuk po e voton kandidatin e PDK-së për kryeparlamentar që i takon sipas kushtetutës së vendit, derisa PDK nuk po heq dorë nga kjo e drejtë. Pa zgjedhjen e kryetarit, Kuvendi mbetet i pakonstituuar dhe kësisoj nuk mund të procedohet në zgjedhjen e qeverisë së re./Tribuna/.

SHIKO MË SHUMË

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...