Adi Krasta nis një emision në KTV

PUBLIKUAR

foto (1)

Duartrokitja është shpërblimi më i madh që marrin ata që ngjiten në skenë. Emra të skenës shqiptare që janë duartrokitur anekënd botës, tubohen në një vend. Stacioni është kanali më alternativ në vend.

Dita është e diel, e ora 20:20. Aventura e re televizive që udhëhiqet nga prezantuesi i mirënjohur shqiptar, Adi Krasta, nis të dielën e 11 tetorit.

“Duartrokitje” e ka emrin emisioni më i ri që do t’i shtohet skemës programore të Kohavisionit. Një show-spektakël i rrallë televiziv në ekranet shqiptare, do të pasqyrohet në ekranin e kanalit të KTV-së për çdo fundjavë, shkruan Koha Ditore.

Në studion e “Duartrokitje”, Krasta nuk do të jetë vetëm. Ai do të shoqërohet nga dy prezantueset, Eva Murati dhe Xhesika Berberi.

Dardan Selimaj, producent i programit në Kohavision ka thënë se “Duartokitje” është një show – televiziv, i cili vjen në ekran me një format dhe koncept krejtësisht të ri, e që nuk shihet në ekranet e televizioneve shqiptare.

“Është një show i rrallë televiziv në ekranet shqiptare, i cili e rikthen në skenën e televizionit, balerinin e famshëm, Kledi Kadiu, i cili është pjesë e përhershme e programit, me koreografi dhe pika baleti”, ka thënë Selimaj.

Ai ka zbuluar edhe detaje për konceptin rreth të cilit do të realizohet emisioni i Adi Krastës në Kohavision.

“Në episodet e emisionit ‘Duartrokitje’ do të ketë të ftuar nga fusha të ndryshme të artit”, ka shpjeguar Selimaj.

Por mysafirët e Krastës në “Duartrokitje” nuk do të jenë të rëndomtë.

Selimaj ka dhënë pak informata lidhur me mysafirët në rrëfimet e të cilëve do të fokusohet “Duartrokitje”.

“Mes tyre, kryesisht ka figura dhe personalitete që duartrokiten në skenat gjithandej botës dhe kthehen në vendin e origjinës për t’u duartrokitur dhe për të qenë prezentë në shtëpitë e shikuesve të Kohavisionit, përmes këtij formati televiziv”, ka thënë ai.

Selimaj ka bindje, që “Duartrokitje”, do të duartrokitet nga shikuesit e Kohavisionit. “Besoj që është një spektakël i qëlluar, që do të pëlqehet nga shikuesit tanë”, ka thënë ai.

SHIKO MË SHUMË

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...

“E kujtoj atë dhimbje”, situata në Shqipëri e kthen Trixen pas në kohë

Beatrix Ramosaj ka reaguar për situatën në Shqipëri, duke ndarë një mesazh të gjatë...