Nëpër botë ka mjaft njerëz që janë shumë të pasur dhe shpenzojnë me mijëra dollarë në ditë. Duke menduar këtë edhe një agjenci fluturimesh mendoi të ndërtonte avionë për këta tipe personash.
Nëse mendoni se janë imazhe të një hoteli ngatërroheni, pasi jemi brenda një avioni super luksoz. “Singapore Airlines” këta avionë i hodhi në qarkullim në vitin 2008 dhe gjithçka qaty është magjike.
Secili prej udhëtarëve mund të marrë një kabinë të vetën dhe të qëndrojë në qetësi. Po ashtu ka suita për çiftet që duan të kalojnë një natë të paharrueshme në ajër.
Për çiftet që duan të kalojnë një natë të paharrueshme në ajër.
Përveç këtyre ushqimi është tepër cilësor, si dhe ofrohen pije. Avioni udhëton nga Singapori në Nju Jork dhe anasjelltas dhe bileta për një udhëtim të tillë kushton 18.400 dollarë.




