Kompania BMW ka paraqitur në panairin e veturave në Paris versionin e konvertueshëm të “BMW Serie 2”, e cila është rezultat i ndarjes nga Seria 1.
Kjo veturë e konvertueshme e BMW-së, më e vogël, mundëson transformim për 20 sekonda, me një shpejtësi prej 50 km / h.
Krahasuar me paraardhësit e tij (versioni i konvertueshëm i Serie 1) në pjesën e brendshme ofron 15 për qind më shumë hapësirë, ndërsa cilësia e materialit dhe pajisjeve tjera krejtësisht i është afruar “vëllezërve më të vjetër”.
Ky model përmban motor benzine 2-litër në versionet me 184 dhe 245 kuaj fuqi, dhe motor dizel 2-litër me 190 kuaj fuqi. Për adhuruesit e adrenalinës është ndërtuar modeli “M235i”, i cili përmban motor 3-litër, 6-cilindërsh me 326 kuaj fuqi dhe me momentet e rrotullimit prej 450 Nm.

Të gjithë motorët janë me mbushje “Turbo” dhe injeksion të drejtpërdrejtë të karburantit dhe garantohet një kombinim i jashtëzakonshëm i performancës dhe shpenzimit. Blerësit tek çdo model kanë mundësi të zgjedhin mes marshit automatik me gjashtë shpejtësi apo tetë shpejtësi, dhe disa do të ofrohen në kombinim për lëvizje me katër rrota “xDrive”.
Shitja do të fillojë diku kah mesi i shkurtit të vitit 2015, ndërsa çmimi fillestar në Gjermani do të arrijë në 34.000 €.



