650 qytetarë çdo muaj ikin nga Kosova

PUBLIKUAR

650-qytetar-euml-ccedil-do-muaj-ikin-nga-kosova_hd

Trendi i shqiptarëve që e kanë kaluar kufirin ilegalisht nga Kosova përmes Serbisë e më pas në Hungari e shtetet e tjera, është më i ulët se vitin e kaluar, por së paku nga 650 qytetarë janë larguar çdo muaj nga Kosova.

G.B. është vetëm njëri nga mijëra shqiptarët që edhe këtë vit ia kanë mësyrë kurbetit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, që nga janari i këtij viti e deri në qershor, numri i azilkërkuesve të rinj nga Kosova në shtetet e Bashkimit Evropian ka arritur në 4,455 persona.

“Për fat të keq një trend në rritje është sidomos në muajt korrik, gusht që i ka shprehur shqetësimet edhe ambasadori i Hungarisë që është rritur fluksi i shkuarjes në Hungari e sidomos nga dy qytetet, Ferizaj dhe Fushë Kosovë, më shumë nga komuniteti RAE, por edhe shqiptarë që deklarohen apo jo si ashkali, në mënyrë që ta kenë si alibi për të fituar azil edhe pse azili nuk fitohet më”, thotë për gazetën “Zëri” ministri Bajram Rexhepi.

Krahasuar me vitin e kaluar kur nga Kosova në vendet evropiane ishin paraqitur gjithsej 17 mijë e 755 azilkërkues, ky trend sivjet është më i vogël, por prapë sipas ministrit është shqetësues.

“Kemi pasur prioritete të tjera, ndoshta kemi qenë të fiksuar te lufta ndaj islamit ekstrem dhe ndoshta kjo neglizhencë ka mundur të ndikojë”, thotë ai. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...