Gjatë rrugëtimit nëpër rrethina të Australisë Jugore, një arkeolog krejt rastësisht kishte zbuluar diçka të pabesueshme historike.
“Ishte një thirrje e natyrës, kur Cliff hasi zbulimin e mahnitshëm që ishte fshehur në këtë relief guri”, ka thënë Giles Hamm për mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Ai ka bërë të ditur se ata gjetën një strehimore guri me tavan të nxirë.
“Kur hymë brenda, pamë një mur të zi, gjë që ishte një tregues i qartë se dikush ndezi zjarr në këtë vend të fshehtë, që duket si një shpellë”, ka shtuar më tej Hamm.
Vetëm pas një kohe dhe një kërkimi të hollësishëm, përcjell Telegrafi, dyshja e kuptuan se ajo që ata gjetën është një gjetje shumë e vlefshme e arkeologjisë.
“Menduam se mund të jetë strehë e vjetër rreth pesë apo gjashtë mijë vjet”, ka rrëfyer Hamm, por kjo nuk ishte ashtu.
Pastaj ata gjetën mbetjet fosile të bimëve dhe pjesëve të kockave të kafshëve, duke përfshirë kockat e një rinoceroni.
Një total prej 4300 objekteve, duke përfshirë mjetet e bërë nga kockat e kafshëve, zbulim që llogaritet si më i vjetri në zonën e Australisë. /Telegrafi/






