Një 33-vjeçare nga Britania e Madhe, është habitur kur ka parë gjobën që i kanë vënë policët në një parkim.
Nëna e dy fëmijëve, Liz Taylor, ka marrë një gjobë prej 85 funte, pasi kishte parkuar në një vend parkim ku mund të qëndrojë 90 minuta pa paguar asgjë.
Mediat britanike shkruajnë se Liz ishte vonuar paksa, pasi kishte për t’i ndërruar pelenat të birit dyvjeçar. Si pasojë, drejtuesit e parkingut i dërgojnë një javë më pas një gjobë me vlerë 85 funte, pasi ishte vonuar 2 sekonda nga koha që i lejohej, transmeton shekulli.


