Microsoft po zvogëlohet

PUBLIKUAR

images2

Microsoft do të mbesë pa 18 mijë vende pune

 ​Microsoft njoftoi shkurtimin e 18 mijë vendeve të punës, shkurtimi më i madh i ndodhur ndonjëherë në historinë 39-vjeçare të gjigantit amerikan të teknologjisë.Sektori më i prekur nga këto shkurtime do të jetë ai i prodhimit të telefonave Nokia, që Microsoft e bleu në muajin prill. 12.500 punonjës do të shkarkohen në këtë sektor, ndërkohë që shifra prej 18 mijë vendesh pune të mbyllura është tre herë me e lartë se sa parashikohej fillimisht.

Shkurtimet janë pjesë e reformimit të kompanisë nën drejtimin e kreut ekzekutiv të saj Satya Nadella i cili u emërua në këtë post në muajin shkurt. Ai tha se kompania do të largohet gradualisht nga prodhimi i software-ve për t’u përqendruar më shumë tek shërbimet online, aplikacionet dhe pajisjet.
“Ky vendim ishte i vështirë, por i nevojshëm për të ardhmen e kompanisë”, tha Nadella.
Në njoftim Microsoft deklaron se të gjithë punonjësit e prekur nga këto shkurtime do të njoftohen paraprakisht brenda gjashtë muajve.

Në total perandoria e Bill Gates numëron 127 mijë punonjës në mbarë botën duke u radhitur ndër kompanitë teknologjike me numrin më të lartë të punonjësve.

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...