Albumi i parë live i Whitney Houston, në nëntor

PUBLIKUAR

20140917090504964600

Whitney Houston Live: Her Greatest Performances do të përmbajë 16 këngë dhe 19 performanca në DVD, përfshirë performancën e Houston “I will always love you” në një koncert në Afrikën Jugore në vitin 1994 dhe performancën e vitit 1991 në Super Bowl XXV.

Albumi i parë live i Whitney Houston do të realizohet në nëntor të këtij viti, ka treguar legjenda muzikore Clive Davis.

Davis është një nga figurat që ka zbuluar talentin e këngëtares së ndjerë, ndërsa thotë se albumi që pritet të dalë në fillim të nëntorit do të lë shumë njerëz pa fjalë.

“Albumi edhe njëherë vërteton se pse ajo ishte këngëtarja më e mirë e të gjitha kohërave, pse morri triumfin në të gjitha toplistat. Për mua, është proces emocional. Këto këngë dhe këto performime live e bëjnë dhimbjen për humbjen e saj ende më të pranishme” pohon Davis.

Whitney Houston Live: Her Greatest Performances do të përmbajë 16 këngë dhe 19 performanca në DVD, përfshirë performancën e Houston “I will always love you” në një koncert në Afrikën Jugore në vitin 1994 dhe performancën e vitit 1991 në Super Bowl XXV. / KultPlus.com

SHIKO MË SHUMË

Kiara pyetet për një shtatzëni të mundshme, Luiz Ejlli ndërhyn me një përgjigje plot humor

Kiara Tito ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në...

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por dhuratat...

Kur bukuria dhe stili bëhen një, Oriola Marashi merr vëmendjen

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Oriola Marashi, ka publikuar së fundmi projektin e saj...