Apple vendosi një rekord të ri në ditën e parë të porosive për iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus. Kërkesat ishin aq të larta, sa që dyqanet në internet të Apple për shkak të ngarkesës së madhe patën edhe probleme teknike.
Disa përdorues aktual të sistemit iOS kishin mundësi të porosisnin iPhone 6 duke përdorur aplikacionin Apple Store nga dyqani virtual i aplikacioneve të kompanisë Apple. Klientët e T-Mobile dhe Sprint hasën gjithashtu probleme gjatë kohës që po porosisnin modelet e reja të iPhone.
Një përfaqësues i Apple tha për Re/Code se shitjet brenda një dite të iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus kanë shënuar një rekord të ri për kompaninë Apple edhe pse zyrtarisht ka refuzuar t’i jap shifrat e para të njësive të shitura, transmeton Lajmi.net.
Porositjet për iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus kanë filluar ditën e premte në orën 9:00 të mëngjesit. Në disa rajone ky sajt nuk funksiononte. 90 minuta më vonë, Apple pati sërish probleme në disa shtete të caktuara. Megjithatë, pavarësisht probleme, iPhone 6 Plus mund të porositet akoma në dyqanet përkatëse në internet, ndërsa tregtimi do të fillojë pas katër javësh.



