Ambasada Amerikane: Me VV-në, vetëm takime në nivele të grupeve të punës

PUBLIKUAR

ambasada-amerikane-me-vv-n-euml-takime-n-euml-nivele-t-euml-grupeve-t-euml-pun-euml-s_hd

Ambasada Amerikane në Prishtinë, ka thënë se ajo ka kontakte me Vetëvendosjen në nivele të grupeve të punës, por ka mohuar se kjo parti ka pasur takime me zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Pohimet e bëra së fundmi në një intervistë me Klan Kosova se zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje janë takuar me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit janë të pasakta”, theksoi Ambasada e SHBA-ve në përgjigjet me shkrim për emisionin Info Magazine, të Klan Kosova.

Reagimi i Ambasadës vjen pas deklaratave të Sekretarit organizativ të Vetëvendosjes në Klan Kosova, Dardan Molliqaj, se edhe “SHBA-të e kanë kuptuar se Vetëvendosje është zgjidhja më e mirë për Kosovën”.

Sipas Ambasadës Amerikane, ka “kontakte të rregullta të nivelit të punës me Lëvizjen Vetëvendosje”

Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë, ka ripërsëritur në të shkruar për emisionin Info Magazine të Klan Kosova, se Ambasadorja Tracy Ann Jacobson, do të takohej me Vetëvendosje nëse kjo e fundit do të tërhiqej publikisht nga praktikat e dhunës.

“ Sikur që ka deklaruar Ambasadorja edhe më parë, ajo do të ishte e lumtur të takonte Vetëvendosjen dhe të ketë shkëmbim të mendimeve, edhe në qoftë se ato janë të papajtueshme, nëse Vetëvendosje do të tërhiqej publikisht nga praktikat e intimidimit fizik”, thuhet në përgjigjen me shkrim të Ambasadës së SHBA-ve për emisionin “Info Magazine”. /Klan Kosova/

SHIKO MË SHUMË

Kurti takohet me ministrin francez në Mal të Zi: Mbështetja e Francës e rëndësishme për anëtarësim në KiE dhe BE

Kryeministri Albin Kurti është takuar me ministrin e Deleguar për Europën të Francës, Benjamin...

Gani Geci dërgohet në Spitalin e Pejës, reagon familja e tij: Vlerësojmë kujdesin dhe profesionalizmin e të gjithëve

Familja Geci, ka reaguar për gjendjen shëndetësore të Gani Gecit, pasi i njëjti është...

Albulena Haxhiu: Kuvendit po i rikthehet gjallëria, u sqaruan një sërë çështjesh politike dhe me interes publik

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në seancën...