Raif Bushi nga Kaçaniku që një muaj e një javë ka mbetur në shtëpi pa dy djemtë e tij, që në gusht janë arrestuar nën dyshimin për angazhimin e tyre në organizatat terroriste si ISIS dhe al-Busra,
Për njërin nga djemtë, Emriun, Raifi thotë se ka qenë pjesëmarrës i luftës në Kosovë dhe në Maqedoni, ndërsa shton se asnjëri nga djemtë e tij askujt keq nuk i kanë bërë.
“Nëse janë fajtorë le të rrinë. Asnjë nuk o fajtor. I ka mësu hoxha për fe. Nuk kanë prekë në shtet e qeveri. Kurrkush nuk ngucë nëse nuk i prek aty. Ky aksion ka qenë i përgatitur”, thotë ai për KTV.
Ai thotë se djemtë e tij janë manipuluar, por nuk tregon nga kush.
“Fajtorë janë si Bashkësia Islame, si Qeveria. Ka një gisht këtu. Me shpëtu veten, kështu është hesapi. Këtu ka diçka”, thotë Bushi, duke shtuar po ashtu se po bëhet një luftë kundër fesë islame.
Dy djemtë e tij janë arrestuar më 11 gusht dhe atyre bashkë me 30 të tjerëve u është caktuar masa e paraburgimit për edhe dy muaj. /Telegrafi/



