Katër aktivistë kaçanikas japin dorëheqje nga pozitat e tyre në VV

PUBLIKUAR

vvv_2548

I pari i “Vetëvendosjes” në Kaçanik, Basri Kodra, dhe 3 aktivistë të tjerë, të enjten kanë dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat në subjektin e tyre politik në shenjë pakënaqësie pas vendimit të Kryesisë qendrore të lëvizjes së sipërpërmendur për t’u bashkuar me bllokun LDK-AAK-Nisma.

“Me veprimet dhe qëndrimet e fundit të Kryesisë së lëvizjes ‘Vetëvendosje’ në raport me konceptin politik e programor të saj dhe afrimin me partitë e bllokut opozitar, që rezultoi më në fund me marrëveshjen joparimore të quajtur çuditërisht ‘Marrëveshje mbi parimet’, konsiderojmë se Kryesia e Lëvizjes i ka shkelur në mënyrë flagrante parimet themelore politike dhe kombëtare mbi bazën e të cilave është lindur, ngritur dhe ka zhvilluar aktivitetin e saj të gjertanishëm, duke filluar kështu dalëngadalë të heqë dorë nga qëllimet dhe qëndrimet e mëparshme dhe duke u bashkuar me partitë e tjera të njëllojta. Prandaj, ne aktivistët e poshtëshënuar të Qendrës së Kaçanikut, duke qenë kundër një pozicionimi të tillë të Kryesisë, largohemi nga të gjitha pozicionet drejtuese, organizative dhe politike të lëvizjes “Vetëvendosje”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga katër të dorëhequrit.

Komunikata është nënshkruar nga Basri Kodra, koordinator i grupit punues të Qendrës në Kaçanik, njëherësh anëtar i Këshillit të përgjithshëm dhe kryetar i grupit parlamentar të VV-së në Kuvendin Komunal të Kaçanikut; Bujar Burrniku, anëtar i grupit punues dhe i Këshillit të përgjithshëm; Ilir Gashi, anëtar i grupit punues dhe Gëzim Mezini, anëtar i grupit punues, shkruan sot Koha Ditore.

SHIKO MË SHUMË

Kurti takohet me ministrin francez në Mal të Zi: Mbështetja e Francës e rëndësishme për anëtarësim në KiE dhe BE

Kryeministri Albin Kurti është takuar me ministrin e Deleguar për Europën të Francës, Benjamin...

Gani Geci dërgohet në Spitalin e Pejës, reagon familja e tij: Vlerësojmë kujdesin dhe profesionalizmin e të gjithëve

Familja Geci, ka reaguar për gjendjen shëndetësore të Gani Gecit, pasi i njëjti është...

Albulena Haxhiu: Kuvendit po i rikthehet gjallëria, u sqaruan një sërë çështjesh politike dhe me interes publik

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në seancën...