Zyrtare: Nënshkruhet marrëveshja me Vetëvendosjen

PUBLIKUAR

zyrtare-n-euml-nshkruhet-marr-euml-veshja-me-vet-euml-vendosjen_hd

Sot rreth orës 13.00, në një takim të përbashkët, liderët e partive politike nga Blloku dhe nga Lëvizja Vetëvendosje kanë nënshkruar marrëveshjen për bashkëqeverisje.

“Në bazë të vullnetit të mirë për të ndërtuar institucione funksionale dhe për të punuar në të mirë të popullit, në zhvillimin ekonomik të vendit, ne nënshkruam marrëveshjen mbi parimet dhe qeverinë. Kjo na obligon që sa më parë, në përputhje me Kushtetutën dhe rregullat demokratike t’i ndërtojmë institucionet e reja”, ka thënë pas takimit Isa Mustafa.

Sipas Mustafës, në marrëveshje parashihen që institucionet e ardhshme të përqendrohen në reforma substanciale në arsim e shëndetësi, në sundimin e ligjit, në demokratizimin e vendit.

“Do të punojmë për perspektiven evropiane dhe përmbushjen e standardeve për integrime. E rëndësishme do të jetë edhe vendosja e dialogut të hapur demokratik me pakicën serbe në Kosovë”, ka thënë Mustafa. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

E kam konsideruar këtë Kuvend të panevojshëm, të pakohë / Reagon Abdixhiku: më 30 korrik, përcaktojmë LDK-në

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pasi ka thirrur Kuvendin e Jashtëzakonshëm të...

Ky është çmimi i naftës për ditën e sotme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimin e naftës për ditën e...

Policia shqipton 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2301 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve...