Çifti kanë 13 djem, por do të bëjnë fëmijë derisa të lindë një vajzë (Video)

PUBLIKUAR

Një çift që për 20 vjet po përpiqet që të lindë një vajzë, ka rrëfyer se nuk do të ndalojë derisa t’ia arrij qëllimit, pavarësisht se ka 13 djem.

Irineu Cruz dhe bashkëshortja e tij Jucicleide Silva nga Concei ao de Coit, Brazil, kanë 13 fëmijë nga 1-muajsh deri në 18-vjeç. Por mesa duket ata janë të vendosur që të bëjnë edhe një vajzë.

Gjatë shtatzënive të para, çifti kishte rënë dakord që babi do zgjidhte emrat e djemve dhe nëna të vajzave.

Si pasojë Irineu ka qenë i vetmi që ka vendosur emrat e fëmijëve, që të gjithë nisin me shkronjën “R”, përcjell Shekulli.

Vogëlushi Ronaldo iu bashkua vëllezërve të tjerë Robson 18 vjeç, Reinan 17, Rauan 15, Rubens 14, Rivaldo 1, Ruan 12, Ramon 10, Rincon 9, Riquelme 7, Ramires 5, Railson 3 dhe Rafael 2.

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...