“MMV” i Tunës dhe Getit kampion i verës, befason Enca

PUBLIKUAR

ldquo-mmv-rdquo-i-tun-euml-s-dhe-getit-kampion-befason-enca-video_hd

Projekti i madh i lansuar këtë verë nga Tuna dhe Geti, “MMV”, është shpallur hiti i verës për vitin 2014, nëse merret për bazë popullariteti dhe klikimet në YouTube. Në këtë listë befason këngëtarja e re nga Shqipëria, Enca, e cila për një fije floku nuk arriti që deri më 7 shtator të arrijë vendin e parë. Sipas një liste që kanë bërë mediat shqiptare me në krye revistën Anabel, shohim këngët e lansuara këtë verë të cilat kanë arritur më shumë popullaritet (klikime dhe shikime në YouTube). “Ma e madhja n’ven” dhe “Ma i madhi n’ven”, kanë arritur në 4,126,955 klikime që nga publikimi në 16 korrik të vitit 2014.

Një vit më parë, në verë të vitit 2013, kënga e saj “Fenix” theu të gjitha rekordet e klikimeve dhe aktualisht është një nga videot shqiptare më të klikuara të të gjitha kohërave (20,606,747 klikime). Por, surpriza e listës, është vendi i dytë. Këngëtarja e sapo-dalë në tregun muzikor, Enca Haxhia është vetëm 100,000 më pak klikime se Tuna, falë popullaritetit të jashtëzakonshëm që ajo po gëzon në tregun e vendeve muslimane të Azisë, ka raportuar “Lapsi”. Duke parë këtë listë, kuptohet qartë se preferencat e shumicës së shqiptarëve ndahen në dy kampe: Kampi i Hip-hop, me emra si Ghetto Gheasy, Blunt, Ledri Vula, Noizy, Stresi apo Tingulli Trent. Në kampin tjetër janë shqiptarët që preferojnë pak ngjyra tallavaje në këngë. Meda, Adrian Gaxha & Floriani, Ermal Fejzullahu, Silva Gunbardhi & Dafi apo Sinan Hoxha e përfaqësojnë më së miri këtë gjini.

Në listë nuk mungojnë as emrat e njohur si Elvana Gjata me “1,2,3 Puthe”, Flori Mumajesi me “Ta boja me drita” apo Alban Skënderaj me “24 ore ft. Young Zerka”. Ky hit i Skënderaj (1,713,761 klikime) arriti gati të njëjtin sukses, sa “Nëse ti më do” (1,622,119) që këngëtari publikoi verën e kaluar. Në këtë renditje u përfshinë mikeshat e ngushta dhe dy këngëtare të reja që po ecin shumë mirë në tregun e pop-it vitet e fundit, Ronela Hajati dhe fituesja e Top Fest 10, Samanta Karavello. Fituesja e Këngës Magjike 2013, Besa Kokëdhima, edhe pse e publikoi videon e saj “Zejemër” në 30 Korrik, nuk kapi dot 1 milione klikime (Aktualisht ajo ka 711,374). Po ashtu, jashtë mbetën edhe bukuroshja Xhensila Myrtezai dhe Endri Prifti me klipin e tyre shumë veror “Vespa” (751,876 shikime) Numri i klikimeve për çdo video është regjistruar nga Anabel në datën 7 shtator të 2014-ës.

Shikimet për klip janë një matës i popullaritetit, por as se si edhe vlerësues i cilësisë së këngëve. Spekulimet për blerje të klikimeve ende ekzistojnë, por rrjeti social YouTube ka lajmëruar shumë herë se gjasat që kjo të ndodhë nuk ekzistojnë pas ndryshimeve që ky rrjet i ka bërë në webfaqe dhe në aplikacionin për telefonë

SHIKO MË SHUMË

Edisa debat të ashpër me Brikenën: Mashtruese, je e lidhur nga jashtë – kam marr informacione ekstra

Një përplasje e fortë ka shpërthyer mes Brikenës dhe Edisës gjatë emisionit “Fan Club”,...

Nora Istrefi rikthehet me EP, sjell duetin e shumëpritur me Sinan Vllasaliun

Këngëtarja e njohur Nora Istrefi ka befasuar publikun duke publikuar Ep-in, i cili përbëhet...

Gjyste Vulaj me fjalë të ndjera për Brikenën: “Ndjenjat nuk shkruhen me skenar”

Këngëtarja e njohur, Gjyste Vulaj, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me një dedikim...