
Se dashuria midis prindit dhe fëmijës është pa kushte dhe thyen të gjitha kufijtë, dëshmon edhe një video-xhirim që është përhapur në internet, duke treguar një moment që thyen zemrat, në të cilën shihet një nënë teksa luan në kitarë dhe i këndon vajzës së saj, e cila ka gjashtë vjet që lufton kundër leukemisë.
Vajza Lindsay Laurence (18) ka gjashtë vjet që lufton kundër sëmundjes së leukemisë, ndërsa nëna e saj bëri gjithçka të mundshme për t’i “lehtësuar” ditët e saja të fundit, transmeton Telegrafi.
I shkroi asaj një këngë të bukur, ku e përshkruan atë si një vajzë të bukur, e cila për një kohë të shkurtër u bë shumë e guximshme dhe e fortë.
Për fat të keq, vetëm disa çaste pas këndimit të këngës nga ana e nënës së saj, Lindsey ndërroi jetë. /Telegrafi/


