Arrestohet pasi i telefonoi të dashurës mbi 22.000 herë

PUBLIKUAR

arrestohet-pasi-i-telefonoi-t-euml-dashur-euml-s-mbi-22-000-her-euml_hd

Me arsyetimin se ‘ajo duhet të më falënderohet që i rregullova kulmin’ një francez ka bezdisur të dashurën për muaj me radhë.

Nuk ka mjaftuar një apo dy telefonata në ditë, por rreth 73 të tilla, që ka bërë burri të cilit nuk i është zbuluar identiteti për media.

Burri që edhe më parë kishte pasur probleme me depresion, për dhjetë muaj ka bërë telefonata dhe ka dërguar mesazhe në numrin e ish të dashurës.

Kësaj të fundit, i kanë ardhur 22.807 njoftime në telefon nga ish i dashuri, që kërkonte të ktheheshin sërish së bashku.

Ajo kishte provuar që të bllokoj numrin e tij, por ai i kishte telefonuar prindërit e saj, si dhe kolegët e punës.

Burri që jeton në Rhone të Francës, është arrestuar nga policia për shqetësim, ndërsa ka pranuar për këtë obsesion ndaj të dashurës./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...