Reklama e shekullit: Ja se si Ikea tallet me Apple (Video)

PUBLIKUAR

reklama-e-shekullit-ja-se-si-ikea-tallet-me-apple-video_hd
Gjiganti suedez, Ikea, ka nisur një kampanjë për të cilën po flasin të gjithë. Bëhet fjalë për prezantimin e katalogut të vitit 2015. Por, ajo që i ka bërë njerëzit për vete, është mënyra se si e kanë bërë.
Ikea është një kompani e cila pothuajse nuk ka nevojë për reklamë, po kjo nuk i pengon ata që të krijojnë diçka të veçantë. Reklama e katalogut të ri ka entuziazmuar gjithkënd që e ka shikuar, transmeton Telegrafi.

Me pak fjalë, katalogun e tyre të ri e kanë përshkruar si të bëhej fjalë për një iPhone, por i cili vjen pa kabllo, me ekran që ndryshon dimensionet, fotografi HD, bateri të përjetshme etj.

A do t’i kundërpërgjigjet Apple kësaj tallje, mbetet për t’u parë.

Sidoqoftë, është e pamundur që kjo qasje e suedezëve të mos ju bëjë të qeshur. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...