Arrestohet Justin Bieber

PUBLIKUAR

10577198_949706625055773_907941187840454733_n

Justin Bieber është arrestuar me akuzat e agresionit dhe drejtimit me rrezikshmëri të mjetit. Thuhet se janë ngritur pas një dyluftimi të dyshuar, të ndodhur pas përplasjes së mjetit të tij ATV me një minifugon në Kanada, të premten, bëri të ditur një zëdhënës i policisë për CNN, këtë të martë.

Incidenti i dyshuar ka ndodhur në një nga rrugët e Perth County, Ontario, një komunitet ku 20-vjeçari Bieber ka jetuar kur ishte fëmijë.

“Hetimet kanë zbuluar se pas përplasjes, drejtuesi i mjetit ATV dhe drejtuesi i minifugonit u përfshinë në një dyluftim fizik”, tha zëdhënësi i Policisë së provincës së Ontarios, Kees Wijnands.

Ndërkohë, përfaqësuesi i Bieber refuzoi të komentonte në lidhje me ngjarjen

SHIKO MË SHUMË

Londrimi po i shijon pushimet, ndan pamje me ndjekësit

Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Londrim Mekaj tashmë ka...

E dhimbshme, Butrint Imerit i vdes personi i zemrës

Këngëtari kosovar Butrint Imeri ka ndarë një lajm të dhimbshëm ditën e sotme. Ai tregoi...

Përmallohet Elijona, i uron ditëlindjen motrës së ndjerë

Elijona Binakaj ka bërë një dedikim emocional. Sot do të ishte ditëlindja e 24-të e...