Veseli: Sulmi i mbrëmshëm është kriminal, me elemente terroriste

PUBLIKUAR

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka reaguar për sulmin e mbrëmshëm në Kuvend, duke e quajtur një sulm kriminal, me elemente të veprimit terrorist, i drejtuar kundër institucioneve dhe popullit të Kosovës.

Veseli thekson se si motivuesit, ashtu edhe kryesit e këtij sulmi tinëzar, duhet ta kenë të qartë se asnjë formë e dhunës, as metodat e frikësimit, nuk do të munden kurrë të ndalojnë agjendën e fuqizimit dhe konsolidimit të shtetit tonë.

“Ftoj të gjitha forcat politike në vend që të distancohen qartë nga veprimet të tilla që duan të destabilizojnë vendin dhe të motivojnë edhe më shumë ata që janë kundër shtetit të Kosovës. Ne së bashku e kemi ndërtuar këtë shtet, sëbashku duhet ta mbrojmë, ta zhvillojmë e fuqizojmë. Ftoj qytetarët tanë që të kenë besim në institucionet tona, në kapacitetet e tyre për të garantuar rendin, sigurinë dhe sundimin e ligjit në vend”, thuhet në reagimin e Veselit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Bajrami: Nga viti 2021 deri më sot, çmimet janë rritur rreth 34 për qind

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se çmimet në...

Kurti tregon me shifra për rritjen e shtesave të fëmijëve: Do të dyfishohen deri në fund të mandatit

Qeveria ka paraparë rritjen graduale të shtesave për fëmijë përgjatë mandatit të ri qeverisës,...

Kurti: Paga e 13-të në fillim të vitit, nga korriku i 2027 koeficienti i pagave rritet në 120 euro

Qeveria e ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2027. Kryeministri Albin Kurti tha në një mbledhje...