Vetëvendosje fton qytetarët të mblidhen para Kuvendit

PUBLIKUAR

Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar qytetarët dhe aktivistët e saj që sot të mblidhen në orën 10:00 para Kuvendit të Kosovës.

Vetëvendosje përmes një njoftimi për media thekson se është momenti vendimtar të mbrohet Republika nga kriminelët dhe zaptuesit.

“Demarkacioni nuk do të kalojë. Qeveria e Kosovës po e provokon situatën. Nëse nuk tërhiqet Qeveria, gjendja do të dal jashtë kontrollit dhe rezistenca do të jetë edhe më e ashpër se kurdoherë”, thuhet në njoftim.

Sipas VV-së, afër 12 orë debat, vërtetoi pakontestueshëm që Hashim Thaçi e Isa Mustafa tash e 12 muaj s’kanë lënë gjë pa bërë që të na e imponojnë një marrëveshje që Kosovës ia humbë mbi 8000 hektarë.

“…Qeveria nesër në 09:00 do të mblidhet për ta kontrabanduar demarkacionin. Tash kur kanë mbetur pa fakte, Isa Mustafa e Hashim Thaçi po i tregojnë dhëmbët…Ftojmë qytetarët e aktivistët, që nesër në orën 10:00 të mblidhemi para Kuvendit. Është momenti vendimtar që ta mbrojmë Republikën tonë, nga këta kriminelë e zaptues”, thuhet në njoftim.  /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Bajrami: Nga viti 2021 deri më sot, çmimet janë rritur rreth 34 për qind

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se çmimet në...

Kurti tregon me shifra për rritjen e shtesave të fëmijëve: Do të dyfishohen deri në fund të mandatit

Qeveria ka paraparë rritjen graduale të shtesave për fëmijë përgjatë mandatit të ri qeverisës,...

Kurti: Paga e 13-të në fillim të vitit, nga korriku i 2027 koeficienti i pagave rritet në 120 euro

Qeveria e ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2027. Kryeministri Albin Kurti tha në një mbledhje...