Policia arreston tre persona për substanca narkotike

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar, kanë ndërmarrë operacionin policor, nën dyshimin e bazuar se disa persona të dyshuar po transportonin substancë narkotike, duke kryer me këtë rast veprën penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.

Pas realizimit të procedurave hetimore intenzive, operacioni policor është zhvilluar në fshatin Shakovicë të Podujevës, me ç’rast janë ndaluar 3 persona të dyshuar, kurse një tjetër është në arrati

Njëri nga tre personat e dyshuar, tani më i arrestuar nga Policia është pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Në këtë operacion të arrestuar janë personat me iniciale si në vijim:

 

•             G. D.               lindur me 1974                     m/sh/k

 

•             Sh. H.              lindur me 1968                     m/sh/k

 

•             A. H.               lindur me 1970                     m/sh/k

Me urdhër të Gjykatës Themelore është bërë kontrollimi në pesë lokacione të ndara, dy në Prishtinë dhe tri në  Pejë, ku gjatë këtij operacioni si prova materiale janë gjetur dhe sekuestruar:

•             dy automjete

 

•             5200 gramë marihuanë

 

•             dhjetë telefona celularë

 

•             dy revole

 

•             38 predha

 

•             2500 euro

Në asistencë ishin edhe njësitë e DTK-së (Drejtoria e Teknikës Kriminalistike), K9 (Njësiti me qen) si dhe hetues të Drejtorisë për hetimin e trafikimit me narkotik-Pejë.

Ndaj të dyshuarve me vendim të prokurorit është caktuar ndalimi prej 48 orëve, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme ligjore.

SHIKO MË SHUMË

Bajrami: Nga viti 2021 deri më sot, çmimet janë rritur rreth 34 për qind

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se çmimet në...

Kurti tregon me shifra për rritjen e shtesave të fëmijëve: Do të dyfishohen deri në fund të mandatit

Qeveria ka paraparë rritjen graduale të shtesave për fëmijë përgjatë mandatit të ri qeverisës,...

Kurti: Paga e 13-të në fillim të vitit, nga korriku i 2027 koeficienti i pagave rritet në 120 euro

Qeveria e ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2027. Kryeministri Albin Kurti tha në një mbledhje...