Qorrolli: Arbitrazhi është zgjidhja e vetme, Komisioni shtetëror s’ka respektuar asnjë rregull

PUBLIKUAR

Analisti politik, Vigan Qorrolli në kohën kur po mbahet debati për demarkacionin me Malin e Zi tha se arbitrazhi është zgjidhja e vetme.

Ai tha se vërehet qartësisht se Komisioni shtetëror nuk e ka respektuar asnjë rregull të ligjit ndërkombëtar.

Lexoni të plotë postimin e Qorrollit në Facebook:

“Arbitrazhi është zgjidhja e vetme.

Vërehet qartësisht se Komisioni shtetëror nuk e ka respektu asnjë rregull te ligjit ndërkombëtar:

– Sepse sovraniteti shtetëror nuk është çështje kadastri;

– Sepse qëllimi kryesor i sovranitetit shtetëror dhe i parimit Uti Possidetis Juris, qe i rregullon kufijtë ndërkombëtar, është qe te siguroje respektimin e kufijve territorial – te cilët kanë ekzistuar në ditën kur Mali i Zi dhe Kosova – janë ndare de jure nga Serbia (21 maj 2006, respektivisht 17 shkurt 2008).

Prandaj, se pari duhet qe te ndodh mosratifikimi në Kuvend i kësaj marrëveshje me këta kufij te ri; rinegocim dhe arbitrazh ndërkombëtar në GjPA, në mënyrë që të caktohet rregullat e njëherë, delimitimit, pastaj te demarkacionit”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Bajrami: Nga viti 2021 deri më sot, çmimet janë rritur rreth 34 për qind

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se çmimet në...

Kurti tregon me shifra për rritjen e shtesave të fëmijëve: Do të dyfishohen deri në fund të mandatit

Qeveria ka paraparë rritjen graduale të shtesave për fëmijë përgjatë mandatit të ri qeverisës,...

Kurti: Paga e 13-të në fillim të vitit, nga korriku i 2027 koeficienti i pagave rritet në 120 euro

Qeveria e ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2027. Kryeministri Albin Kurti tha në një mbledhje...