Çaushi krahason debatin për Demarkacion me simpoziumet e Koresë Veriore

PUBLIKUAR

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi e ka krahasuar tryezën shkencore për Demarkacion me simpoziumet shkencore të Koresë së Veriut.

Ai në rrjetin social Facebook shkruan se Koreja e Veriut njihet për simpoziume shkencore dedikuar liderit Kim Jong Un.

Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:

“Koreja e Veriut njihet për simpoziume shkencore dedikuar liderit Kim Jong Un.

Aty ngritet lartë madhështia dhe gjenialiteti i teorive dhe punës shkencore te liderit suprem.

Kështu filloi edhe debati i sotëm për demarkacionin, i paralajmëruar si shkencor dhe profesional.

Hashim Thaqi dhe Isa Mustafa çmuan rëndësinë e debatit shkencor për të marrur menjëherë primatin e dijes dhe shkencës në duar duke e mbyllur debatin dhe duke ushtruar presion mbi deputetët.

E gjithë kjo para syve të ambasadorëve.

Shpresoj që këta të fundit të jenë impresionuar nga ky nivel i demokracisë dhe pavarësisë së shkencës.

Sidoqoftë, faktet shkencore janë kokëforta. Ashtu siq ka ndodhur për 1 vit me radhë, edhe sot do të dëshmohet e vërteta e pakontestueshme – kjo marrëveshje fal territor dhe si e tillë nuk do të kalojë!”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Bajrami: Nga viti 2021 deri më sot, çmimet janë rritur rreth 34 për qind

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se çmimet në...

Kurti tregon me shifra për rritjen e shtesave të fëmijëve: Do të dyfishohen deri në fund të mandatit

Qeveria ka paraparë rritjen graduale të shtesave për fëmijë përgjatë mandatit të ri qeverisës,...

Kurti: Paga e 13-të në fillim të vitit, nga korriku i 2027 koeficienti i pagave rritet në 120 euro

Qeveria e ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2027. Kryeministri Albin Kurti tha në një mbledhje...