Një i ri i moshës 20-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke varur veten. Policia e gjeti Ardit Hykën të pajetë në dhomën e tij në Pajun të Elbasanit, të lidhur me një kabull.
Arditi kishte tentuar edhe më parë t’i jepte fund jetës dhe për këtë arsye dyshohet se shkak është bërë gjendja e tij depresive.
I riu kishte pak ditë që ishte kthyer nga Greqia, ndërsa më parë ai kishte provuar të ikte si azilkërkues dhe në Gjermani.

Të afërm dhe shokë të tij kanë shprehur keqardhjen për largimin e parakohshëm nga jeta duke bërë postime në profilin e tij në Facebook, përcjell Panorama.

I riu ka bërë në Facebook dhe disa postime që tregojnë gjendjen e tij emocionale që të çojnë të mendosh se është i dëshpëruar në lidhje me dashurinë.
Por, nuk dihet nëse kjo ka ndikuar në vendimin për t’i dhënë fund jetës.




