Zjarrfikësit shpëtojnë turistin, që kishte fjetur sipër kullës së shpëtimtarit të plazhit (Foto)

PUBLIKUAR

Në Megaluf të Spanjës, një turist britanik ka përfunduar i dehur sipër kullës së drurit që shfrytëzohet nga shpëtimtari i plazhit.

Nuk dihet si ka hipur ai në kulmin e kabinës, ku e ka zënë gjumi dhe ka fjetur deri në mëngjes, transmeton Telegrafi.

Zjarrfikësit shpëtojnë turistin qe kishte fjetur siper kulles se shpetimtarit te plazhit foto

Nga frika se mund të rrotullohet dhe të rrëzohet, apo ta zë paniku kur të hapë sytë në këtë vend të pazakontë, është kërkuar ndihma e zjarrfikësve.

Këta të fundit kanë hipur nëpër shkallët e larta, dhe pasi e kanë zgjuar ngadalë i kanë ndihmuar të zbresë poshtë.

Mësohet se turisti i paemëruar është mirë, megjithëse me shumë dhimbje koke nga pija e tepruar.

Zjarrfikësit shpëtojnë turistin qe kishte fjetur siper kulles se shpetimtarit te plazhit foto 2

Ndryshe, Megaluf që është një vend i popullarizuar në ishullin Majorca, por ka problem të madh me turistët e dehur që shkojnë nga Britania e Madhe, Rusia dhe Gjermania. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...