Për disa kilometra i ‘shëtiti’ qentë në këtë mënyrë të rrezikshme (Foto)

PUBLIKUAR

Një burrë nga Gloucester i Anglisë, i ka lidhur qentë për veture dhe ka vozitur kështu për disa kilometra.

Nuk dihet identiteti i shoferit që ka lëvizur në shpejtësi të konsiderueshme, duke rrezikuar në çdo moment jetën e kafshëve, transmeton Telegrafi.

Për disa kilometra i shetiti qente ne kete menyre te rrezikshme foto 2

Një dëshmitar që i ka bërë edhe fotografitë, ka thënë se ai kishte në makinë edhe dy fëmijë, ndërsa gjatë tërë kohës iu bërtiste qenve që të lëvizin shpejtë dhe të jenë të kujdesshëm.

“Ishte e frikshme të shikohej, sepse këmbët e qenve mund të hynin shumë lehtë nën rrotë” ka thënë burri që i ka publikuar fotografitë.

Për disa kilometra i shetiti qente ne kete menyre te rrezikshme foto 3

Policia është vënë në kërkim të këtij njeriu, që i rrezikoi kafshët nga shtypja e makinës, në një rrugë ku kishte plotë trafik. /Telegrafi

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...