Zbulohet një organizëm misterioz në thellësi të Oqeanit Paqësor (Video)

PUBLIKUAR

Në thellësitë e oqeanit Paqësor pranë brigjeve të Kalifornisë bëhet një zbulim i çuditshëm.

Disa studiues që merrem me vëzhgime nënujore në brigjet e Santa Barbara, në mauzoleun detar të “Channel Islands”, kanë zbuluar një organizëm sferik, pa cepa, si dhe i mistershëm gjithashtu edhe për shkak të aspektit shkëlqyes ngjyrë lejla të ndezur.

Shkencëtarët e “Ocean Exploration Trust” e filmuan dhe morën këtë zbulim, për t’i bërë analiza, në një thellësi prej 1 500 metrash.

Ndoshta bëhet fjalë për një lloj kërmill deti, kanë shpjeguar shkencëtarët për “Guardian”.

Pasi u nxor në sipërfaqe, ky organizëm u hap më dysh, duke treguar një lloj këmbe dhe sensorë ndijues, që janë struktura të ngjashme me veshët, një lloj noçke.

Për sa i përket shkëlqimit të saj ndoshta është një efekt i dritës që përdorte nëndetësja për eksplorimin nënujor.

Shkencëtarët e kanë dërguar një kampion të lëkurës tek “Harvard Museum of Comparative Zoology” për analizat e ADN-së.

Konfirmimi nëse bëhet fjalë për një organizëm të ri mund të vijë për disa muaj. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...