Këshilli i Europës e rendit kërkesën e Ambasadës turke kundër Berat Buzhalës te rastet e shkeljeve të lirisë së shprehjes
Këshilli i Europës në platformën e saj ka publikuar rastin e kallëzimit penal të ushtruar nga Ambasada turke kundër Berat Buzhalës.
Ambasada e Turqisë kishte kërkuar nga Ministria e Jashtme e Kosovës dënimin e gazetarit Berat Buzhala për shkak të një statusi me përmbajtje satirike në faqen e tij në Facebook, përcjell Gazeta Express.
Këshilli europian sot ka publikuar këtë lajm në platformën ku evidentohen rastet e shkeljeve të të drejtës së lirisë së shprehjes, rastin e kallëzimit penal të ushtruar nga Ambasada turke kundër Buzhalës.
Për këtë kishte reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ku kërkesën e Ambasadës turke e quajti “shkelje e rëndë”./GazetaExpress/


