Meditimi nën diellin përcëllues, me një pjatë me ujë në kokë (Foto)

PUBLIKUAR

Në tempullin Shaolin që ndodhet në Henan të Kinës, janë fotografuar murgjit teksa meditonin.

Në kohën kur temperatura ishte mbi 36 gradë Celsius, murgjit e veshur me rrobe tradicionale, bënin lëvizje të caktuara, derisa në kokë mbanin një pjatë të mbushur me ujë.

Ata merrnin pjesë në ‘Zen Shaolin’, një ceremoni e përvitshme, që shoqërohet më pas me këngë dhe vallëzim, transmeton Telegrafi.

Meqenëse në këtë tempull praktikohen teknikat e Kong Fusë për më se 1,500 vjet, ky ritual mendohet se i ndihmon shumë qetësisë së mendjes dhe trupit.

Ndryshe, këto teknika të lashta nuk janë të shkruara askund, por barten në formë historie nga njëra gjeneratë në tjetrën. Për të arritur nivelin ë të lartë të Kong Fusë, murgjit duhet të studiojnë nga katër orë në ditë.

Ky tempull dhe malet që e rrethojnë, janë pjesë e UNESCO-së që nga viti 2010. /Telegrafi/

Meditimi nën diellin përcëllues duke mbajtur nje pjate me uje ne koke foto 2Meditimi nën diellin përcëllues duke mbajtur nje pjate me uje ne koke foto 3Meditimi nën diellin përcëllues duke mbajtur nje pjate me uje ne koke foto 4Meditimi nën diellin përcëllues duke mbajtur nje pjate me uje ne koke foto 5Meditimi nën diellin përcëllues duke mbajtur nje pjate me uje ne koke foto 6Meditimi nën diellin përcëllues duke mbajtur nje pjate me uje ne koke foto 7Meditimi nën diellin përcëllues duke mbajtur nje pjate me uje ne koke foto 8Meditimi nën diellin përcëllues duke mbajtur nje pjate me uje ne koke foto 9Meditimi nën diellin përcëllues duke mbajtur nje pjate me uje ne koke foto 10

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...