Letër e pazakontë e ndarjes së një çifti

PUBLIKUAR

10636178_940466379313131_9187453549333879551_n

Një letër lamtumire e një vajze është bërë më e klikuara në internet, me rreth 1.2 milionë klikime në tre ditë. Nuk dihet se cili është çifti, por vajza mendoi për një ndarje të veçantë, duke i shkruar atij nje leter. Ja përmbajtja e letrës:

“Përshëndetje i dashur!

E gjen dot se kush e ka lënë “Facebook”-un hapur dhe kush ka marrë një mesazh nga Kelsi? Po! Ti! Por mos u shqetëso, nuk kam thyer asgjë.
Në fakt, u tregova kaq e mirë sa t’i paketova të gjitha gjërat. Madje shpika edhe nje lojë të lezetshme, duke ditur se ty të pëlqen shumë të gjesh gjëra (edhe vajza të tjera)! Ja dhe vendet ku mund t’i gjesh:
Veshjet i ke te vendi ku u takuam për herë të parë.
Video lojërat janë te vendi ku dhamë puthjen e parë.
Laptopi yt është atje ku blemë video lojën e parë së bashku.
Televizori yt është atje ku bëmë për herë të parë dashuri bashkë.
Pjesa tjetër e gjërave të tua, përfshirë edhe fotot që kemi bërë bashkë në këto dy vjet janë TE SHTËPIA E KELSIT!
Kalofsh bukur! Ah, mos harro! Nuk kam thyer apo dëmtuar asgjë, por nuk mbaj përgjegjësi nëse e ka bërë dikush tjetër. Gjueti të mbarë!”

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...